Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23

Prishtina përshëndetet nga kualifikimet e FIBA Europe Cup

Prishtina përshëndetet nga kualifikimet e FIBA Europe Cup


28 September, 2022 @17:42

Rekord-kampionia e Kosovës, Prishtina, nuk ka arritur t’i bëj ballë në pjesë të dytë ekipit estonez Kalev/Cramo dhe është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup 22/23.

Pas pjesës së parë ku Kalev/Cramo kishte 10 pikë avantazh ndaj Prishtinës, përballja gati që s’përfundoi me 40 pikë dallim në fund, kur estonezët dominuan plotësisht në pjesë të dytë për përfundimtaren 98-61 [19-16, 30-23, 24-11, 25-11].

Jan Palokaj e Derrick Wilson me nga 14 pikë ishin koshashënuesit më të mirë të Prishtinës në këtë ndeshje, derisa Dardan Berisha u ndalë në 13 pikë.

Te Kalev/Cramo Kristjan Kisting me 24 pikë ka qenë i pakapshëm në 21 minutat sa ishte në parket, derisa trajneri i tyre Heiko Rannula i dha mundësi të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen, minimalisht nga 5-minuta.

Derisa Kalev/Cramo vazhdon në finale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup 2022/23, Prishtina është eliminuar nga garat ndërkombëtare të organizuara nga FIBA Europe këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga