GAME 2: PRIZRENI - PEJA
Prizreni kërkon revanshim ndaj Pejës
27 April, 2021 @10:21
Ponte Prizreni e Peja sot do të përballen në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Play Offit.
Ndeshja fillon nga ora 20:15 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Prizreni kërkon barazimin e serisë, kurse Peja dëshiron fitoren e dytë.
Skuadra që regjistron 3 fitore do të kualifikohet në finale të Play Offit.