MBYLLET PJESA E PARË NË "KARAGAÇ"

Prizreni ngushton avantazhin e Pejës
25 February, 2023 @19:48
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa Prizreni ka arritur që në periudhën e dytë të lojës të ngushtojë pak avantazhin 13 pikësh të pejanëve nga çereku i parë, duke e fituar këtë periudhë 23-25.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 53-42 në të mirë të Pejës, ndërsa koshashënuesi më i mirë pas 20 minutash lojë te verdhezinjtë vendas është David Joseph me 15 pikë, të gjitha treshe, duke shutuar 5/9 për tri pikë.
Te Prizreni më së shumti pikë në pjesën e parë ka shënuar Adam Grant, 14. Ky ka shutuar 3/4 për tri pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.