Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAGAN RADOVIC

Radovic, i lodhur dhe i lumtur njëkohësisht

Radovic, i lodhur dhe i lumtur njëkohësisht


23 April, 2021 @22:43

Trajneri i Pejës, Dragan Radovic, pas ndeshjes me Sigal Prishtinën tha se ndjehet i lodhur, por edhe i lumtur njëkohësisht.

Peja me fitoren ndaj Sigal Prishtinës u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa për të arritur deri këtu verdhezinjtë harxhuan mjaft energji në 3 ndeshje ndaj bardhekaltërve.

RAPORTI I NDESHJES

“Jam i lodhur dhe i lumtur njëkohësisht. Ishte ndeshje shumë e fortë. Kishim shqetësim sidomos në pjesën e parë ku patëm tentime të zbrazta që i huqëm. Nuk arritëm ta kapim ritmin e duhur në sulm, edhe pse ishim më mirë në mbrojtje. Prishtina ka lojtarë të mirë që luajnë jashtë dhe është vështirë të ndalen, ndërsa ne u fokusuam te lojtarët shtatlartë për të luajtur brenda. Por më pas me depërtime dhe me lojën ‘pick and roll’ arritëm të mbijetojmë. Jam i lumtur për këtë, por duhet të bëhemi gati menjëherë për gjysmëfinale. Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur”, tha ai për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga