DRAGAN RADOVIC

Radovic: Kishim probleme me shut, Ponte Prizreni e meritoi fitoren
2 May, 2021 @23:24
Trajneri i Pejës, Dragan Radovic, e komentoi ndeshjen e sotme përballë Ponte Prizrenit.
Prizrenasit e fituan takimin me rezultat të thellë 62-88, për ta barazuar serinë gjysmëfinale në 2-2, ku finalisti do të përcaktohet me ndeshjen e pestë që do të luhet në Prizren.
“Sonte fitoi skuadra më e mirë. E filluan me energji dhe ritëm të mirë, veçanërisht në fazën sulmuese. Në të gjitha ndeshjet ne kishim probleme me shut. Mendoj se Ponte e meritoi fitoren sonte”, tha Radovic për K Sport.
“Kemi shumë ndeshje të njëpasnjëshme dhe nuk mund ta dijmë se sa kemi energji për ndeshjen e radhës, prandaj humbje të tilla mund të ndodhin,” tha ndër tjerash trajneri malazias”, përfundoi ai.