Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET VENDIMTARE

Rahoveci apo Bashkimi? Cila do të jetë skuadra e fundit e PlayOffit?

Foto: KBRahoveci/fb/ Sh. Berisha

Rahoveci apo Bashkimi? Cila do të jetë skuadra e fundit e PlayOffit?


5 April, 2022 @0:19

Kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro deri në fund të stinorit të rregullt të Superligës 2021/22 ndërsa lufta më e madhe dhe më interesante duket të jetë ajo për pozitën e fundit që dërgon në PlayOff.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

E për këtë pozitë po luftojnë Rahoveci e Bashkimi. Derisa vreshtarët u këndellën në xhirot e fundit me transfere të huaja të qëlluara dhe me kthimin në formë të Fisnik Rugovës, Bashkimi nuk ka qenë fare mirë në muajt e fundit dhe së fundi ka dhënë shenja këndelljeje duke e mposhtur pikërisht Rahovecin.



Bilanci aktual

Aktualisht, Rahoveci është në pozitën që dërgon në PlayOff, dhe ka bilanc 11-14 pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Bashkimi është në pozitën e PlayOutit, me bilanc 10-15.



Duelet e radhës

Sa i përket dueleve të mbetura, Rahoveci ka pak më të vështirë kundërshtarët sesa Bashkimi, ndërsa të dyja skuadrat kanë vetëm një kundërshtar të vetëm me të cilin do të përballjen, KB Trepça.

Rahoveci do të ketë punë me rivalin e përbetuar Ylli, që po kërkon të sigurojë pozitën e parë në stinorin e rregullt. Ndërsa gjithashtu do të luajë edhe ndaj Prishtinës.

Në anën tjetër Bashkimi do të ketë punë me rivalin lokal Prizreni’16, që pozitën katër e ka siguruar ndërsa mund të luftojë edhe për pozitën e tretë, si dhe me Dritën e çregjistruar, që mund të llogaritet si përparësi për prizrenasit.

Nëse të dyja skuadrat mbesin me bilanc të barabartë në fund të stinorit të rregullt, atëherë përparësi do të ketë Bashkimi, pasi që në duelet e ndërsjella ka mposhtur Rahovecin 3-1 nga 4 ndeshjet e zhvilluara mes tyre këtë stinor.



Duelet e ndërsjella:

Rahoveci - Bashkimi, 82-89
Bashkimi - Rahoveci 87-65
Rahoveci - Bashkimi 87-68
Bashkimi - Rahoveci 78-67.

Mëposhtë, duelet e mbetura sipas xhirove.



NDESHJET E MBETURA:

XXVI: Trepça - Bashkimi
XXVII: Bashkimi - Prizreni'16
XXVIII: Drita - Bashkimi
XXVI: Rahoveci - Prishtina
XXVII: Rahoveci - Ylli
XXVIII: Trepça - Rahoveci

 
Të gjitha lajmet nga