FILLON STINORI

Rahoveci-Ylli hap stinorin
10 September, 2022 @7:36
Në “Mizahir Isma” të Rahovecit sot do të bëhet kërcimi i parë për top në 2022/23, derisa vreshtarët dhe kampionët aktual hapin stinorin e ri të Superligës në basketboll.
Muhamed Thaçi i Rahovecit me ekipin e tij do të tentojnë të tregojnë sa më shumë nga përgatitjet e bëra së fundi prej se iu kompletua ekipi, ndërsa ekipi i Adis Beciragacit do të flet si kampion në këtë duel, derisa do të ndihmësit e trajnerit boshnjak do të mundohen të kompenzojnë mungesën e Beciragicit që ishte me Bosnjën në Eurobasket 2022.
Dueli nis në ora 17:00 dhe është i pari i stinorit, ndërsa pas tij luajnë Bashkimi-Vëllaznimi në Sezai Surroi të Prizrenit, ku takohen ekipet që nuk pritet të jenë pretendent për trofe këtë stinor me skuadrat që kanë deri tash në dispozicion. Bashkimi-Vëllaznimi nis prej orës 19:00.
DUELET E SË DIELËS
Nesër, në program janë duelet e ekipeve të fuqishme sipas përforcimeve të bëra këtë verë, ku takohen Prishtina-Peja në 17:15 dhe Trepça-Prizreni në ora 19:00, skuadra këto që pritet të thonë fjalën kryesore këtë stinor ku së paku tri nga katërshja që luajnë të dielën pritet të përfundojnë në tri pozitat e para të renditjes në fund të stinorit të rregullt.
Gjithashtu për të theksuar, Arbnor Rifati është kryetrajneri i vetëm nga Kosova që nis stinorin 2022/23 në Superligë, derisa të tjerët sipas tabelës së mëposhtme plotësojnë ekipet tjera, të përbëra nga 5 shtete tjera të ndryshme.
TRAJNERËT E SUPERLIGËS:
KB Bashkimi | Darko Radulovic | Maqedoni V. | |
KB Peja | Can Sevim | Turqi | |
KB Prishtina | Ekrem Memnun | Turqi | |
KB Prizreni | Arbnor Rifati | Kosovë | |
KB Rahoveci | Muhamed Thaçi | Maqedoni V. | |
KB Trepça | Ljubomir Minchev | Bullgari | |
KB Vëllaznimi | Franko Sterle | Kroaci | |
KB Ylli | Adis Beciragic | Bosnje e Hercegovinë |