LEGJENDA E OLYMPIACOSIT

Georgios Printezis duke festuar pikët me ekipin e tij/ Foto nga arkivi: euroleague.net
Rekorder i ri i dy-pikësheve në Euroleague
6 March, 2021 @8:00
Gara më e fortë europiane e basketbollit, Euroleague, prej dje ka marrë emrin e ri si lider të dy-pikësheve në histori të garës.
Kapiteni i skuadrës së Olympiacosit, Georgios Printezis, të premtën mbrëma më 5 mars 2021 është futur në librin e historisë së kësaj gare për dy-pikëshat e shënuara.
Ai ka kaluar Ante Tomicin, që kishte të shënuara 1137 dy-pikëshe në Euroleague, duke e arritur shifrën e 1139 dy-pikësheve në histori të garës dhe me siguri do ta zgjerojë rekordin e tij në ndërkohë.
Përndryshe, alo-qendra greke Printezis këtë sukses e arriti në moshën 36-vjeçare dhe në ndeshjen e 334 të Euroleagues.
Sa i përket renditjes së ekipit të tij këtë stinor, Olympiacos është në pjesën e poshtme dhe pas 28 xhirove të zhvilluara ka bilans 12-16 dhe ka vetëm gjasa teorike që brenda 6 xhirove të mbetura të sigurojë PlayOffin e garës 2020/21.