TREPÇA - PRISHTINA

Rikthehet Prishtina, ndeshja shkon në vazhdime
18 February, 2022 @19:07
Super dueli në Minatori nuk përfundon as pas 40-minutave lojë. Prishtina është rikthyer fuqishëm në cerek të fundit dhe ka arritur të barazojë ndeshjen me dy sulmet e fundit në 12 sekondat e fundit të saj.
Cereku i fundit përfundoi 17-24, ndërsa ndeshja në kohë të rregullt ka përfunduar 80-80.
Corban Collins është më efikasi te Trepca me 17 pikë të shënuara, ndërsa Amin Hot është jashtë loje me pesë gabime personale.
Te Prishtina Kenny Brown po shkëlqen me 25 pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.