BASKET CHAMPIONS LEAGUE
Rritet vlera, ulet numri i pjesëmarrësve në Ligë të Kampionëve
25 May, 2017 @16:11
Vetëm pas disa javëve që u mbyll stinori i parë i Ligës së Kampionëve në basketboll, bordi i kësaj lige ka bërë të ditur vendimet e reja që janë marrë para stinorit të ri 2017/18.
Ajo që duhet të dihet parimisht është se numri i pjesëmarrësve në stinorin e rregullt është zvogëluar prej 40 në 32 skuadra, ndërsa vlera për fituesin e ligës është dyfishuar.
DYFISHOHET VLERA
Kampioni i parë i Ligës së Kampionëve në basketboll, Tenerife, pranoi çekun prej 500 mijë eurove. Ndërsa kampioni i radhës do të shpërblehet me 1 milionë euro!
Nga 32 ekipet që do të marrin pjesë në stinorin e rregullt të garave, 24 do të futen direkt aty, ndërsa 8 të tjerë vinë nga faza kualifikuese që ka tre raunde.
PJESËMARRËSI I STINORIT TË RREGULLT, SIGURON €50 MIJË
Çdo ekip që futet në stinorin e rregullt do të ketë të fituara 50 mijë euro.
Kualifikimet për Ligë të Kampionëve do të nisin kah fundi i muajit shtator, kur luhet xhiroja e parë kualifikuese. Pastaj do të vazhdohet me xhiron e dytë dhe të tretë kualifikuese, derisa të dihen 8 ekipet që sigurojnë vend në grupe për stinor të rregullt.
NGA KOSOVA, DEBUTON PRISHTINA
Stinori i rregullt do të nis më 10 tetor 2017.
Nga Kosova, për herë të parë në këtë garë do të merr pjesë Sigal Prishtina (si kampione e fundit e vendit).
Ndërsa sa për ilustrim, këto mëposhtë janë skuadrat që kanë marrë pjesë stinorin e kaluar (të parin) në Ligë të Kampionëve të basketbollit.