BASHKIMI
BOROZANI/ A. P.
Asnjëherë më afër titullit
25 May, 2017 @9:14
Trofeu i kampionit të Kosovës, përsëri i ka ikur Bashkimit. Një tentim i stinorit 2008/09 i shkuar në finalen e humbur nga Sigal Prishtina.
Tentim i njejtë edhe pas 8 vitesh nga ekipi prizrenas, stinori 2016/17, përsëri Sigal Prishtina kundërshtare dhe përsëri Bashkimi u mposht 3-1 me ndeshje, derisa trofeu shkoi te bardhekaltërit.
Në vitet e pasluftës, Bashkimi mbetet ekipi me më së paku trofe të fituara nga ekipet që sot quhen ‘katërshe e madhe’. Bashkimi e ka një kupë të fituar në vitin 2002, ndërsa kampion nuk ka arritur të bëhet asnjëherë.