TRAJNERI I BASHKIMIT
Radovic: Synimi është fitorja
24 May, 2017 @8:56
Trajneri malazias i Bashkimit, Dragan Radovic, në deklaratën e tij para ndeshjes ndaj Sigal Prishtinës sot, ka thënë se synimi i vetëm i ekipit të tij është fitorja.
“Kemi dëshmuar se jemi rivalë të barabartë me Sigal Prishtinën. Për fat të keq tonin, përvoja e lojtarëve të Prishtinës dhe disa gabime tona vendosën që rezultati tash të jetë 2-1 në të mirë të tyre. Synimi ynë është barazimi i serisë me një fitore sonte dhe gjithçka të vendoset në ndeshjen e pestë,” ka thënë Radovic, shkruan Koha ditore sot.
Bashkimi pret Sigal Prishtinën në ora 19:00 sonte në Prizren. Rezultati aktual i serisë është 2-1 në të mirë të Sigal Prishtinës.
Bashkimi përkundër disavantazhit të terrenit vendas, e nisi mirë serinë finale duke fituar në Prishtinë dhe morri epërsinë e terrenit me 1-0.
Mirëpo, Sigal Prishtina shënoi fitore në ndeshjen e dytë në Prizren për të barazuar 1-1 dhe për të rikthyer epërsinë e terrenit vendas.
Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Prishtinë, bardhekaltërit nuk lanë vend për befasi dhe fituan për 2-1.
Kampion shpallet ekipi që arrin tre fitore së pari.