EUROLEAGUE

Foto: euroleague.net
Vendi i tretë i Moskës
21 May, 2017 @19:54
Kampioni i fundit i Euroligës, CSKA Moska, e mbylli këtë stinor në vendin e tretë, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 94-70.
Kyle Hines, ishte më i miri te skuadra ruse me 14 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihma nga Nando De Colo me 13 pikë të tjera.
Te Real Madridi u dalluan Gustavo Ayon dhe Jonas Maciulis të cilët ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore te skuadra spanjolle me nga 11 pikë secili.
Dy skuadrat, përkundër se kryen stinorin e rregullt në maje të klasifikimit, në Final Four janë befasuar nga finalistët aktual, Fenerbahçe dhe Olympiacos.