SPURS - WARRIORS @ GAME 3

Foto: nba.com
Shfrytëzohet mungesa e Leonardit, Warriorsat pranë finales
21 May, 2017 @5:47
Mungesën e Kawhi Leonardit, Golden State Warriors, e shfrytëzoi edhe në ndeshjen e tretë të finales së Konferencës Perëndimore dhe e mposhti San Antonio Spursin me rezultat 120-108.
Në minutat e para, Spursat e kishin një epërsi të lehtë në ndeshje, por nuk zgjati shumë, yjet e Warriorsit dolën në skënë, sidomos performanca e Kevin Durantit në pjesën e dytë të ndeshjes, bëri që të krijohet epërsia dhe të fitohet ndeshja në fund.
Kevin Durant, shkëlqeu me 33 pikë, derisa 19 prej tyre i shënoi në çerekun e tretë dhe e bëri dallimin, kurse në statistika i shtoi edhe 10 kërcime e 4 asistime. Durantulla u ndihmua edhe nga Stephen Curry me 21 pikë.
Ndërsa në anën tjetër argjentinasi Manu Ginobili, ishte i pamjaftueshëm me 21 pikë të shënuara, në mungesë të super yllit Kawhi Leonard.
Golden State Warriors, kaloi 3-0 në seri dhe 11-0 në total në Play Off duke u bërë skuadra e tretë në histori të NBA-së, që e bëri këtë start, ndërsa ndeshja e katërt e serisë do të luhet përsëri në AT&T Center më 22 maj, derisa Spursit i duhet fitorja për t’u mos eliminuar nga Play Offi.