CELTICS

Përfundon sezoni për Isaiah Thomas
20 May, 2017 @23:49
Pas lëndimit të pësuar mbrëmë në humbjen ndaj Clevelandit, pak çaste më parë është bërë e ditur që Isaiah Thomas ka një lëndim aspak të lehtë dhe nuk do të mund ta ndihmojë më skuadrën e Bostonit në ndeshjet e serisë finale ndaj Clevelandit.
Momentalisht Bostoni është në disavantazh 2-0 pas 2 ndeshjeve të para finale dhe ndodhet shumë pranë eliminimit, me 2 ndeshjet e ardhshme të serisë që luhen në palestrën e Clevelandit, ndërsa mungesa e Thomasit e komplikon edhe më tepër situatën.