FINAL4

Fenerbahçe në finalen e dytë me radhë, mposht Realin
19 May, 2017 @22:55
Fenerbahçe, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 84-75, arriti finalen e dytë radhazi të Euroligës.
Skuadra turke që nga fillimi me një start të furrishëm, e krijoi epërsinë dhe u rehatua në lojë. Real Madridi tentoi zbritjen e disavantazhit, por këtë nuk e arriti deri në fund të ndeshjes dhe ekipi turk duke shfrytëzuar edhe publikun vendas kaloi në finale.
Ekpe Udoh ishte më i miri te Feneri me 18 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, ku i ndihmua edhe nga Bogdan Bogdonovic me 14 pikë të tjera.
Te Real Madridi, Sergio Llull ishte më i dalluari me 28 pikë e 8 asistime.
Feneri në finale do të takohet me Olympiacosin të dielën, derisa Reali me CSKA-në, do të luajnë për vendin e tretë.
Kjo është finalja e dytë me radhë e Euroligës për Fenerbahçen. Ndërsa rivali i finales, Olympiacos, ka fituar dy herë titullin e më të mirit në Europë në 5 vitet e fundit dhe njëherë është mposhtur në finale.
Në rast të fitores së Fenerbahçes në finale, kjo do të ishte hera e parë që një ekip turk fiton Euroligën, ndërsa në anën tjetër, Olympiacos do ta merrte për herë të tretë në 6 vitet e fundit këtë titull.