PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Prakuraitis: Duhet ende të përmirësohemi
19 May, 2017 @21:59
Përkundër fitores, trajneri lituanez i Prishtinës, Prakuraitis, nuk u shpreh shumë entuziast pas ndeshjes.
“Duhet të përmirësohemi ende. Po gjuajmë më mirë, mirëpo kemi probleme me numrin e kërcimeve si dhe me idetë në sulm. Gjithashtu, duhet të humbim më pak topa. Ishim më të mirë sesa në dy ndeshjet e para, mirëpo kemi punë ende. Nuk duhet ta ndalim momentumin e krijuar dhe duhet të shkojmë për fitore në Prizren.” - ishin fjalët e Prakuraitisit sa i përket lojës.
I pyetur për paraqitjet individuale, ai shtoi:
“Fisnik Rugova dhe Nenad Delic duhet të luajnë më mirë dhe të kenë më tepër kërcime, ndërsa Pecin dhe Zenelajn nuk i ka inkuadrova për çështje taktike. Ajo çfarë ka rëndësi është fitorja e skuadrës.”