FINAL 4

Foto: euroleague.net
Kampioni gjunjëzohet nga Olympiacosi
19 May, 2017 @19:56
Kampioni aktual i Euroligës, CSKA Moska, nuk arriti të kalojë gjysmëfinalen e Final Fourit, pasi që u mposhtën në një ndeshje dramatike në fund nga Olympiacosi me rezultat 82-78.
Olympiacosi gjatë ndeshjes ishte në disavantazh prej 10+ pikëve, por nuk u dorëzua asnjëherë dhe luftoi deri në fund për tu kualifikuar në finale.
Vassilis Spanoulis, Georgios Printezis dhe Kostas Papanikolaou, luajtën me nga 14 pikë secili.
Te skuadra ruse, u dallua Milos Teodosic me 23 pikë por nuk mjaftoi për fitore.
Olympiacosi në finale do të përballet me fituesin nga dueli Fenerbahçe - Real Madrid, ndërsa CSKA Moska do të luajë për vendin e tretë me humbësin nga dueli i përmendur.