PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Foto: BOROZANI
Prishtina shkon në pushim me epërsi
19 May, 2017 @19:46
Pas 20 minutave lojë në kryeqytet, rezultati shënon 36-32 në të mirë të Prishtinës.
Çereku i dytë filloi me dy trepikësha të menjëhershëm të Prishtinës, e më pas të udhëhequr nga loja e mirë e Fisnik Rugovës, kryeqytetasit arritën ta mbyllin pjesën e parë me epërsi.
Për dallim nga çereku i parë, Bashkimi në këtë çerek ka rënie të dukshme të efikasitetit nga loja, gjë që rezultoi në humbjen e epërsisë së krijuar në çerekun e parë.