CELTICS - CAVS @ GAME 2

Stërvitja e radhës, Clevelandi turpëron Bostonin
20 May, 2017 @11:16
Ngjajshëm si ndeshja e parë e serisë, edhe ndeshja e dytë mes Bostonit dhe Clevelandit nuk pati aspak histori.
Kampioni në fuqi i ligës forcën filloi ta tregojë që nga fillimi i takimit, për ta vazhduar kështu deri në fund dhe për ta mbyllur takimin me rezultat turpërues 130-86.
Të udhëhequr nga i zakonshimi LeBron James, i cili takimin e mbylli me 30 pikë, 7 asistime, 4 kërcime e 3 bllokada, Cavs e fituan ndeshjen e 13 radhazi në play off dhe nuk dijnë ende për humbje deri më tash. Përveç Jamesit, Irving shtoi 23 pikë e 5 asistime, ndërsa Love takimin e mbylli me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve.
Në anën tjetër, në humbjen e turpshme të Celtics u dalluan i riu Jaylen Brown me 19 pikë e 4 kërcime dhe Avery Bradley me 13 pikë e 3 kërcime. Lideri Isaiah Thomas takimin e mbylli me vetëm 2 pikë, ndërsa u largua nga loja më herët për shkak të një lëndimi.
Për t’u përmendur është fakti që Cavs pjesën e parë e mbyllën me plot 41 pikë epërsi, që është një rekord i ri në play off, ndërsa edhe numri i pikëve të shënuara, 136, është një rekord i skuadrës sa i përket play off-it.
Dy ndeshjet e radhës luhen me Clevelandin në cilësinë e vendasit dhe sipas të gjitha gjasave as aty nuk do të ketë histori, me ‘Mbretin’ James dhe ushtarët e tij që është e pamundur të ndalen nga ky Boston me mbrojtje jo të përqëndruar dhe me sulm joefikas.