MVP

Foto: euroleague.net
Sergio Llull MVP i stinorit 2016/17 në Euroleague
21 May, 2017 @10:48
Ylli i Real Madridit, Sergio Llull, është zgjedhur MVP i stinorit të rregullt në Euroleague 2016/17.
Llull, sivjet ishte më i miri te Real Madridi. Ai luajti me mesatare prej 16.4 pikëve, 5.9 asistime dhe me 16.9 pikë në indeksin për efikasitet në mbi 32 ndeshje.
Këto shifra për spanjollin 29 vjeçar, ishin shifrat më të larta gjatë 10 viteve të karrierës në Real Madrid.
Sergio Llull, gjatë ceremonisë u shpreh: “Së pari dua të them se është një nder të fitojë këtë çmim, dua të falenderojë të gjithë ata që më votuan dhe gjithashtu bashkëlojtarët dhe trajnerët e mi, që punuan gjatë tërë vitit me mua, pa ndihmën e tyre ishte e pamundur ta fitojë këtë çmim, faleminderit”.
Real Madridi sonte do të luajë me CSKA Moskën për pozitën e tretë në Euroligë.