FINAL / EUROLEAGUE

Finalja e madhe sonte: Fenerbahçe - Olympiacos
21 May, 2017 @11:35
Sonte në ora 20:00, do të caktohet skuadra më e fortë në garën më prestigjioze në basketbollin europian, Euroleague.
Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, është përgatitur maksimalisht për ta fituar titullin e parë, para tifozëve të tyre në Stamboll, derisa Olympiacosi do të luftojë për ta fituar për të katërtën herë këtë trofe.
Ndërsa para finales, do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë ndërmjet CSKA Moskës dhe Real Madridit në ora 17:00.