SPURS - WARRIORS @ GAME 4

Foto: nba.com
Golden State Warriors në finalen e madhe
23 May, 2017 @10:24
Golden State Warriors, e mposhti San Antonio Spursin edhe në ndeshjen e katërt të serisë. Kësaj radhe me rezultat 129-115 dhe u kualifikua në finalen e madhe të NBA-së.
Warriorsat epërsinë e ngritën gjatë lojës deri më 22 pikë dhe dominuan gjatë tërë ndeshjes dhe e mposhtën skuadrën e trajnerit Gregg Popovich.
Stephen Curry ishte më i miri me 36 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 29 pikë të tjera.
Në anën tjetër te Spurs, edhe në këtë ndeshje nuk luajti ylli i skuadrës Kawhi Leonard, derisa më i dalluari ishte Kyle Anderson me 20 pikë.
Golden Sate Warriors në finalen e madhe erdhi pa e shijuar humbjen duke i fituar 12 ndeshjet e luajtura deri më tani, derisa në finale do të takohet me fituesin nga dueli Cleveland - Boston, që aktualisht rezultati në seri është 2-1 në favor të Clevelandit.