MIKAILE TMUSIC

BOROZANI/ Arian Paçarizi
I gatshëm për ndeshjen e radhës
22 May, 2017 @14:15
Basketbollisti i Bashkimit, Mikaile Tmusic, i cili ishte lënduar në ndeshjen e tretë të finales kundër Sigal Prishtinës, po përgatitet maksimalisht për t’u rikthyer në parket.
Tmusic për Borozani.com e vlerësoi lëndimin e tij dhe shpreson që të rikthehet në parket.
“Po shpresoj që të jem në gjendje të luaj të mërkurën në ndeshjen e katërt, kam dhimbje në këmbë por është normale”.
Mikaile Tmusic është duke u trajtuar nga stafi mjekësor i Bashkimit, derisa së bashku me të edhe Imer Tahiri është në fazën e rehabilitimit, por gjendja e tij nuk është e rëndë dhe pritej që të jetë në parket të mërkurën.