FENERBAHÇE

Fenerbahçe, ekipi i parë turk që fiton Euroligën
21 May, 2017 @21:59
Gjiganti turk, Fenerbahçe, duke mposhtur Olympiacosin në finale me rezultat të thellë 80-64, u shpall kampion në Euroligë.
Bogdan Bogdanovic dhe Nikola Kalinic shënuan me nga 17 pikë, duke qenë më efikasët te ekipi fitues.
Ndërsa Khem Birch ishte më i dalluari te Olympiacosi me 14 pikë.
Ky ishte titulli i parë i ndonjë skuadre turke në Euroleague dhe këtë e arriti Fenerbahçe. MVP i Final Fourit u zgjodh Ekpe Udoh.