BASHKIMI - PRISHTINA @ GAME 4

BOROZANI
Prishtina shpallet kampione në Prizren
24 May, 2017 @20:39
Sigal Prishtina është kampione e stinorit 2016/17 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ekipi nga kryeqyteti ka arritur ta ngrit trofeun e kampionit duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 64-73.
Kjo fitore ka bërë që Prishtina t’i jep fund serisë finale duke e regjistruar fitoren e tretë, karshi një humbjeje ndaj portokallezinjëve.
Ndeshja ishte kryesisht e barabartë, ndërsa në çerekun e fundit Prishtina i shtrëngoi dhëmbët duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë, e cila ishte e pamundur të përmbysej nga Bashkimi deri në fund të takimit.
Tre amerikanët e Prishtinës, Willie Kemp, Mike Moser dhe Jabarie Hinds, ishin akterët kryesor në fitoren e bardhekaltërve, duke luajtur që të tre me pikë dyshifrore.
Kemp e mbylli takimin me 19 pikë, derisa Moser e Hinds shtuan nga 17, përkatësisht 16 pikë.
Në anën tjetër, më të mirët nga radhët e Bashkimit ishin Justin Black me 14 pikë dhe Kayel Locke me 13 pikë e 10 kërcime.
Ky është titulli i katërt rresht për Sigal Prishtinën.
Bashkimi
1 | Justin Black (25:43) | 14 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
2 | Kayel Locke (32:28) | 13 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
3 | Garrius Adams (19:37) | 11 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Imer Tahiri (27:04) | 9 pikë | 2 kërcime | 2 topa të vjedhur |
5 | Mikaile Tmusic (13:47) | 5 pikë | - | - |
6 | Temi Soyebo (20:25) | 4 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
7 | Gazmend Sinani (20:00) | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Qëndrim Biraj (18:49) | 3 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
9 | Marko Popovic (21:04) | 1 pikë | - | 1 asistim |
10 | Arian Tahiri (0:59) | 0 pikë | - | - |
11 | Ardit Memqaj | - | - | - |
12 | Edmond Kryeziu | - | - | - |
Sigal Prishtina
1 | Willie Kemp (35:01) | 19 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
2 | Mika Moser (25:48) | 17 pikë | 7 kërcime | - |
3 | Jabarie Hinds (31:13) | 16 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
4 | Fisnik Rugova (27:22) | 6 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Nenad Delic (27:56) | 6 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Granit Rugova (27:08) | 5 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Edmond Azemi (25:10) | 4 pikë | 6 kërcime | - |
8 | Rinor Peci (0:17) | 0 pikë | - | - |
9 | Drilon Hajrizi | - | - | - |
10 | Urim Zenelaj | - | - | - |
11 | Muhamedali Janjeva | - | - | - |
12 | Gazzali Makasqi | - | - | - |