PEJA

FOTO / Korniza
Sa trajnerë u larguan nga Peja këtë sezon?
4 March, 2021 @14:25
KB Peja sot e largoi edhe trajnerin Jordanco Davitkov, duke e çuar numrin e trajnereve të larguar në 3 këtë sezon.
Skuadra pejane stinorin e nisi me trajnerin Edi Dzelalija, ku në fillim të kampionatit kishte rezultate të mira, por më pas filloi me rezultate negative dhe u zëvendësua me trajnerin turk Semsettin Bas.
Bas qëndroi në krye të Pejës në dy ndeshje, ku regjistroi 1 fitore e 1 humbje, e më pas u largua nga Peja.
Së fundi Davitkov sa ishte pjesë e Pejës regjistroi 3 fitore e 4 humbje në Superligë, derisa u eliminua në Final 8 të Kupës së Kosovës nga Prishtina.
Trajneri i katërt në këtë sezon, sot u emërua Dragan Radovic.
Peja aktualisht me 12 fitore e 9 humbje, gjendet në pozitën e katërt në Superligë.