NEW BASKET - ISTOGU

Istogu për kryesim, New Basket kërkon Play Offin
4 March, 2021 @9:53
Sot nga ora 19:00 luhet ndeshja në mes të New Basketit dhe Istogut, në kuadër të Ligës së Parë në basketboll.
Istogu kërkon fitoren e pestë rresht në këtë ndeshje dhe ngritjen në pozitën e parë, derisa New Basketi synon Play Offin dhe i nevojitet fitorja.
Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave, kishte përfunduar me fitoren e Istogut.
Istogu ka bilanc prej 10 fitoreve e 2 humbjeve, kurse New Basketi prej 7 fitoreve e 5 humbjeve.