Ç2: PEJA - YLLI

Ylli ndezet në çerekun e dytë
3 March, 2021 @19:35
Me rezultat 38-46 ka përfunduar çereku i dytë i ndeshjes mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, e cila po zhvillohet në palestrën Karagaçi në kuadër të xhiros XX.
Suharekasit që kishin disavantazh -4 pikë në çerekun e parë, u këndellën në të dytin duke krijuar epërsi deri në +14 pikë.
Samir Zekiqi i Yllit me 15 pikë dhe Brandon Walters i Pejës me 14 pikë ishin koshashënuesit më të mirë të pjesës së parë.