YLLI

Shtohen telashet te Ylli, dy lëndime të reja nga ndeshja me Pejën
3 March, 2021 @21:06
Skuadra e Yllit nuk mundi t’i gëzohej shumë fitores së sotme ndaj Pejës në Karagaç, që përfundoi me rezultat 77-88.
Kjo pasi që suharekasit mbetën pa dy lojtarë të cilët u lënduan gjatë ndeshjes.
Së pari amerikani Eliyah Clark u lëndua në çerekun e tretë, ndërsa më pas në çerekun e katërt u lëndua edhe qendra Drilon Shala.
Që të dy lojtarët e lëshuan ndeshjen duke ia lënë vendin bashkëlojtarëve të tyre.
Kujtojmë se Ylli në këtë ndeshje nuk e kishte ndihmën as të lojtarëve Mitchell Wilbekin, Demetris Morant dhe Gëzim Morina, po ashtu për shkak të lëndimeve.