PEJA

Jordančo Davitkov jep dorëheqje nga Peja
4 March, 2021 @13:31
Pas rezultateve jo të mirë te Peja, trajneri i deritashëm i Pejës Jordančo Davitkov, është larguar nga detyra e tij.
Kontrata e tij është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Davitkov me Pejën ka regjistruar 3 fitore e 4 humbje në Superligë, derisa u eliminua në Final 8 të Kupës së Kosovës nga Prishtina.
Peja aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 12 fitore e 9 humbje.