Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHET ME KLUBIN

Samir Zekiqi nuk vazhdon me Pejën

Samir Zekiqi nuk vazhdon me Pejën


10 July, 2023 @21:22

Basketbollisti mitrovicas, që ka luajtur për disa skuadra në Kosovë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e kampionit, KB Peja, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në Facebook, se është ndarë nga ekipi.

Zekiqi, që është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës, luan në pozitat 3-4, ndërsa në stinorin e fundit me Pejën ka pasur mesatarisht 20 minuta për ndeshje, duke regjistruar 6.6 pikë, 2.8 kërcime dhe 0.9 asistime për lojë.

Në pjesën e parë të stinorit 2022/23 ai ka luajtur për Trepçën, ku ka pasur 14.7 minuta për lojë, duke shënuar 5.4 pikë për ndeshje, 2.3 kërcime dhe 0.9 asistime.

“Njoftime nuk do të jem më pjesë e klubit KB Peja
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim.
Me respekt, Samir Zekiqi,”
ka shkruar basketbollisti 202-centimetra i gjatë në njoftim.◼️


 
Të gjitha lajmet nga