Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Stuhia sllovene

Fotografitë: fiba.com

Stuhia sllovene


Shkruan: BLERIM MYFTIU

15 September, 2017 @16:22

Nga shumica e njohësve dhe përcjellësve të basketbollit, si edhe opinioni i gjerë, ndeshja çerekfinale ndërmjet Sllovenisë dhe Letonisë u cilësua më e mira deri parmbrëmë. Dy skuadra me potencial të madh shënimi dhe llojllojshmëri mënyrash të sulmit prezantuan një duel shënimesh të martën mbrëma në Sinan Erdem Dome. Distanca që ngushtohej e thellohej nuk arriti asnjëherë të përmbysej dhe mbizotëroi në fund cilësia diç më e mirë dhe banka diç më e thellë e Sllovenisë për të kaluar në gjysmëfinale.

Dueli i dy ekipeve të pamposhtura deri mbrëmë, Spanjës dhe Sllovenisë, mendoj që ishte finale e parakohshme dhe për shkak të rivalitetit, ndeshja edhe më e mirë. Por, fati i shortit i rastisi të ballafaqohen në gjysmëfinale duke ia dhënë një servis të mirë për finale qoftë Rusisë, apo Serbisë, pas gjysmëfinales së dytë. Spanja në stilin e NBA-së i kishte fshirë nga parketi Malin e Zi, Rumaninë dhe Hungarinë në tri ndeshjet e para të grupit, me gjithsej 107 pikë dallim. Me Kroacinë “derdhi pak djersë”, por mjaft sa për ta konfirmuar vendin e parë në grup. Në të tetën e finales kundër Turqisë dhe në çerekfinale kundër Gjermanisë, dukej se kishte çaste të vështira në pjesën e parë, por në të dyja ndeshjet vendosi çereku i tretë dhe dallimi u krijua aty.

blazic

Mbrëmë, pas pjesës së parë që u mbyll me 49:45 në favor të Sllovenisë, nuk është se nuk më shkoi në mendje që përmbysja e ekspeditës spanjolle mund të ndodhte prapë në çerekun e tretë. Por, jo vetëm në çerekun e tretë, por edhe në atë të parin, të dytin dhe në të katërtin, Sllovenia vrapoi, kërceu, bllokoi, asistoi, shënoi për 2, shënoi për 3, shënoi me apo pa tabelë, daç thoni me fat, daç pa fat! Sllovenia ishte ajo që prej minutës së parë deri në të fundit dinte çfarë bënte në parket dhe çka kërkonte.

SKEMA DREJT FINALES

Qysh në ndeshjet kundër sidomos Francës u vërejt se ky ekip slloven është mirë i komponuar. Edhe pse Dragići dhe Dončići veçohen nga të tjerët, ekipi slloven me 9 apo 10 lojtarët e tij është vazhdimisht aktiv në lojë dhe secili prej tyre është i gatshëm të kontribuojë në nivel të barabartë. Pesëshja që fillon (Dragić, Dončić, Blažič, Randolph, Vidmar) është vetëm në fillim ngase gjatë tërë lojës së mbrëmshme, nuk u bë pothuajse më bashkë. Blažiči u zëvendësua shumë shpejt me Prepeličin, i cili me sa duket po luan në formën e jetës. Vidmar u tregua dominues ndaj të dy Gasolëve, kurse për Randolphin nuk dihet nëse është më i rrezikshëm nga trapezi apo jashtë vijës 6.75. Nikolići dhe Murići (edhe pse mbrëmë nuk luajti fare) janë zëvendësues apo pushim-dhënës të denjë sidomos për Dragićin. Në asnjë moment nuk pushoi loja e shpejtë dhe me presion në mbrojtje, pati momente kur Kokoškovi bënte nga dy apo tri ndërrime përnjëherë.

dragic

10 treshe në pjesën e parë, shënimi i Dragićit në sekondën e fundit të çerekut të parë nga një pozitë fluturuese, lufta prej luani e Vidmarit dhe efikasiteti i lartë i Prepeličit ishin dëshmi se fati i Sllovenisë për finale ishte i vulosur. Fillimi furioz i çerekut të tretë, 6 pikë nga sulmet e shpejta dhe fytyra e Pau Gasolit 2.5 minuta para fundit të çerekut të tretë ishte përbmledhja që brezit të artë të Spanjës përfaqësimi në këtë Eurobasket ishte deri këtu. Sipas të gjitha gjasave 175 vite mbi supet e pesëshes spanjolle (Rodríguez, Navarro, San Emeterio, Pau e Marc Gasol) paralajmërojnë ndërrim brezash.

SKEMA DREJT FINALES

Rusia dhe Serbia ballafaqohen sonte në gjysmëfinalen e dytë. Para 13 ditësh, Rusia e mposhti në grup Serbinë me 3 pikë dallim dhe kjo është deri tani humbja e vetme e fqinjëve. Serbia luan me një temp që është në ngritje e sipër dhe çerekfinalja e fundit kundër Italisë ishte ndeshja e saj më e mirë. Në mungesë të Teodosićit, Jokićit, Kalinićit e Bjelicas, Bogdanovići është lideri i ekipit. Edhe pse gjatë tërë lojës jo në plan të parë, i ka minutat kur shkëlqen dhe arrin mesataren prej 20 pikëve për ndeshje. Kurse, Alexey Shved në anën tjetër, është ndoshta në rrafshin individual lojtari më dominues dhe sigurisht njëri prej kandidatëve kryesorë për MVP. Përshtypja është se favorit është Serbia dhe nuk është larg mendsh finalja ish-jugosllave.


NË SUHAREKË

Ylli nis stërvitjet

FBK Superliga

Ylli nis stërvitjet

15/09/17 @ 15:32

ALEKSANDAR PETROVIC

Kroacia shkarkon Petrovicin

Eurobasket/Transfere

Kroacia shkarkon Petrovicin

15/09/17 @ 15:06

NË KRYEQYTET

Tirana bëhet me trajner grek

Balkan League/International/Transfere

Tirana bëhet me trajner grek

15/09/17 @ 13:11

1/2: SPANJA - SLLOVENIA

Sllovenia fantastike, eliminon favoriten dhe arrin finalen

Eurobasket

Sllovenia fantastike, eliminon favoriten dhe arrin finalen

14/09/17 @ 22:18

TOP 5 FROM QUARTERFINALS

Më të mirët e çerekfinaleve

Eurobasket

Më të mirët e çerekfinaleve

14/09/17 @ 14:12

LIGA E PARË

Ujkan Karanezi te Kalaja

FBK Liga e Parë/Transfere

Ujkan Karanezi te Kalaja

14/09/17 @ 11:44

VIA MONTENEGRO

Bashkimi në fundjavë me miqësore

FBK Superliga/International

Bashkimi në fundjavë me miqësore

14/09/17 @ 10:56

MIQËSORE: PRISHTINA-MORNAR

Mornari mposht Prishtinën në duelin e radhës

FBK Superliga/International

Mornari mposht Prishtinën në duelin e radhës

14/09/17 @ 10:19

1/4: ITALIA - SERBIA

Serbia kompleton katërshen e gjysmëfinalistëve

Eurobasket

Serbia kompleton katërshen e gjysmëfinalistëve

13/09/17 @ 22:19

1/4: GREQIA-RUSIA

Nga disavantazhi në gjysmëfinale

Eurobasket

Nga disavantazhi në gjysmëfinale

13/09/17 @ 20:27

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve, Ukraina-Shqipëria

Liga e Kombeve/Shqipëria

Notat e futbollistëve, Ukraina-Shqipëria

07/09/24 @ 23:00

PËR HERË TË PARË!

Fitore e madhe, Shqipëria përmbys Ukrainën

Liga e Kombeve/Shqipëria

Fitore e madhe, Shqipëria përmbys Ukrainën

07/09/24 @ 22:45

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve, Kosova-Rumania

Liga e Kombeve/Kosova

Notat e futbollistëve, Kosova-Rumania

07/09/24 @ 20:18

FORMACIONET STARTUESE

Ukraina-Shqipëria, 11-shet zyrtare

Liga e Kombeve/Shqipëria

Ukraina-Shqipëria, 11-shet zyrtare

07/09/24 @ 19:59

ASPAK LEHTË PËR KAMPIONEN

Trepça bën dallimin në çerek të fundit dhe nuk lejon befasinë!

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Trepça bën dallimin në çerek të fundit dhe nuk lejon befasinë!

07/09/24 @ 18:50

SUPERKUPA E FEMRAVE

Ferizaj fiton Superkupën “Izet Gjinovci”

FHK Superliga

Ferizaj fiton Superkupën “Izet Gjinovci”

07/09/24 @ 18:39

RUMANIA E FORTË

Dështim!

Liga e Kombeve/Kosova

Dështim!

06/09/24 @ 22:38

KOSOVA - RUMANIA

Kosova - Rumania, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Kosova

Kosova - Rumania, 11-shet startuese

06/09/24 @ 19:40

FRANCO FODA MBAJTI EDHE SOT STËRVITJE

Stërvitja e fundit: Rikujtim i detajeve teknike dhe skemës

Liga e Kombeve/Kosova

Stërvitja e fundit: Rikujtim i detajeve teknike dhe skemës

06/09/24 @ 15:40

ÇMIMORJA DHE BILETAT

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro

06/09/24 @ 15:26


 
Të gjitha lajmet nga