VIA MONTENEGRO
Bashkimi në fundjavë me miqësore
14 September, 2017 @10:56
Nënkampioni aktual i Kosovës në basketboll, KB Bashkimi, këtë fundjavë do të udhëtojë për në Mal të Zi, ku në Niksic do të merr pjesë në turneun memorial “Ljubo Jovanovic”.
Bashkimi është ekipi i vetëm i huaj në këtë turne të fundjavës, ku dy skuadrat tjera janë nga Mali i Zi, Lovcen dhe Sutjeska.
Programi i ndeshjeve është ky:
15 shtator, e premte
19:00 Sutjeska - Lovcen;
16 shtator, e shtunë
19:00 Sutjeska - Bashkimi;
17 shtator, e diel
19:00 Lovcen - Bashkimi;
Bashkimi është skuadra e vetme nga Kosova që do të merr pjesë këtë stinor në ligën ballkanike të basketbollit.
Ndërkaq, përveç Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, asnjë skuadër tjetër nga Kosova nuk do të merr pjesë në gara ndërkombëtare, çfarëdo qofshin ato në stinorin 2017/18.
Stinorin e kaluar, 4 skuadra nga Kosova morrën pjesë në ligën ballkanike të basketbollit.