MBESIN BARDHEKALTËR
Shima dhe Hysenagolli, vazhdojnë me Tiranën
12 September, 2017 @21:57
Dyshja më e dalluar e basketbollit të Shqipërisë në vitet e fundit, kapiteni i kombëtares, Gerti Shima dhe qendra Endrit Hysenagolli, zyrtarisht kanë vazhduar kontratën me KB Tiranën edhe për stinorin e radhës.
Njoftimin e ka zyrtarizuar KB Tirana sot, duke postuar fotografitë e lojtarëve në fjalë duke nënshkruar kontratë në zyre të klubit, derisa Shima dhe Hysenagolli, pritet të bartin barrën kryesore të skuadrës përveç kampionatit të Shqipërisë, edhe në stinorin e dytë të pjesëmarrëjes të bardhekaltërve në BIBL.