THE BEST PERFORMANCES OF TOP 16
TOP 5 nga e teta e finales së Eurobasket 2017
11 September, 2017 @23:31
Basketbollisti i Rusisë, Alexey Shved, është përzgjedhur performuesi më i mirë i të tetës së finales në Eurobasket 2017, pasi që shkëlqeu në duelin ndaj Kroacisë, ku Rusia fitoi 101-78.
Shved (SG, 195cm, 28 vj, Khimki) u tregua magjik për ekipin e tij në këtë përballje, duke shënuar 27 pikë dhe 12 asistime, ndërsa arriti kuotën e efiçencës në 32.
Pas tij, ndër më të dalluarit në këtë fazë të garave u bë Janis Timma i Letonisë, që shënoi 21 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime në fitoren impresive të letonezëve ndaj Malit të Zi, 100-68.
EUROBASKET 2017 - ÇEREKFINALET, TERMINET dhe RRUGA DREJT FINALES
Timma (FW, 201cm, 25 vj, Baskonia) me shokë tash do të ketë punë të vështirë në çerekfinale, ku i pret Sllovenia.
Ndërsa i treti është zgjedhur serbi Ognjen Kuzmic. Kuzmic (C, 213cm, 27vj, Real Madrid) udhëhoqi Serbinë me mungesa në çerekfinale, duke shënuar 17 pikë e 10 kërcime në të tetën e finales.
Pesëshen më të mirë të përzgjedhur nga faqja zyrtare e FIBAs të tetës së finales e mbyllën gjermani Dennis Schroder (PG, 190cm, 23vj, Atlanta Hawks) dhe amerikani i natyralizuar nga Sllovenia Anthony Randolph (PF, 211cm, 28vj, Real Madrid).