1/8 E FINALES
Serbët arrijnë çerekfinalen
10 September, 2017 @16:01
Serbia ka arritur çerekfinalen e Eurobasket 2017, duke e mposhtur Hungarinë 86-78.
Hungarezët përkundër se ishin në disa momente në minus 25 pikë, kanë arritur të çojnë betejën deri në fund, për të mos i lënë serbët në fitore të rehatshme.
Bogdan Bogdanovic përfundoi ndeshjen me 17 pikë e 6 asistime, ndërsa Ognjen Kuzmic shtoi 17 pikë e 9 kërcime në fitore.
Te Hungaria nuk funksionoi sot Adam Hanga, që shënoi 1 pikë, derisa Zoltan Perl me 22 pikë përfundoi takimin.
Serbia në çerekfinale do të ndeshet me Italinë.