TRANSFER
Taylor Bessick, i huaji i tretë te Ylli
9 September, 2017 @9:20
Ylli i Suharekës ka zyrtarizuar edhe basketbollistin e tretë të huaj mbrëmë vonë. Pas Anthony McDonald (pozita 1) dhe Michael Harmon (pozita 2-3), suharekasit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me qendrën amerikane Taylor Bessick.
Qendra 210 centimetra e gjatë, 25 vjeçare, vjen nga NCAA, ndërsa verës është stërvitur me ekipin e Philadephia 76ers, ka bërë të ditur njoftimi i klubit.
Bessick në stinorin e kaluar për ekipin e kolegjit Iona Gaels, ka zhvilluar 34 nga 35 ndeshje të krejt stinorit. Ai ka pasur 15 minuta si mesatare aty, ndërsa ka shënuar 3.1 pikë për ndeshje, 4.4 kërcime dhe 1.3 bllokada për ndeshje.
Ylli gjithashtu është përforcuar edhe me tre basketbollistë vendorë, sipas njoftimeve të lëshuara nga klubi.
Ekipi në fjalë ka shtuar në radhët e veta dy lojtarë me përvojë nga Superliga: Arian Tahiri dhe Besnik Azemi, ndërsa ka kthyer edhe Arif Mehmetajn në Kosovë.