VAZHDON EDHE PËR NJË STINOR
Valon Bunjaku qëndron te Rahoveci
7 September, 2017 @18:25
Talenti prizrenas, Valon Bunjaku, vazhdoi kontratën edhe për një stinor me Rahovecin.
Bunjaku stinorin e kaluar ishte njëri ndër koshashënuesit dhe asistuesi më i mirë te Rahovecit, derisa sivjet gjithashtu performancë të mirë tregoi edhe në përfaqësuesen e Kosovës në kategorinë U20.
19 vjeçari, luajti me mesatare prej 7.3 pikëve, 2.9 asistimeve dhe 3.9 kërcimeve për ndeshje.
Valoni gjithashtu po stërvitet edhe me përfaqësuesen seniore të Kosovës.