NË PRIZREN
Bashkimi zyrtarizon qendrën kroate Ljubo Samadan
7 September, 2017 @22:35
Qendra 207 centimetërshe me pasaportë kroate që ka bërë karrierë në disa vende të regjionit dhe së fundi ka qenë pjesë e klubit Zrinjski në Bosnje e Hercegovinë, Ljubo Samadan, është përforcim i ri i Bashkimit.
Kështu, së paku ka bërë të ditur klubi portokallezi nga Prizreni që e ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin në fjalë përmes një njoftimi në faqen e ekipit në Facebook.
Samadan është 34 vjeçar, ndërsa në stinorin e kaluar ka pasur 27 paraqitje për Zrinjskin e Mostarit ku ka pasur mesatare prej 30 minutave lojë, 15.8 pikë për ndeshje, 3.9 kërcime për ndeshje dhe 2 asistime për ndeshje.