MIQËSORE: PRISHTINA-MORNAR
Fitore e ngushtë e Prishtinës ndaj Mornarit
12 September, 2017 @21:19
Edhe pse në 2 minutat e fundit të ndeshjes nuk arriti të shënojë asnjë pikë, KB Prishtina ka dalë fituese nga ndeshja miqësore ndaj Mornarit të Malit të Zi sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, me rezultat të ngushtë, 64-62.
Pikët e fundit të Prishtinës në këtë ndeshje i shënoi Dardan Berisha 2:17 minuta para fundit të saj për 64-57 dhe prej atij momenti Mornar ngushtoi epërsinë dhe arriti deri në rezultat minimal, ndërsa 2 tentimet e fundit të lojtarëve mysafir, shkuan kot.
LOJTARËT E DALLUAR
Dardan Berisha ka qenë më efikasi te Prishtina sonte me 16 pikë, ndërsa Fisnik Rugova ka shënuar 12 pikë të tjera në fitoren e bardhekaltërve.
Nga përforcimet e huaja te Prishtina më i dalluari ka qenë W. Martin që ka përfunduar ndeshjen me 11 pikë e 9 kërcime, ndërsa kontribut solid ka dhënë edhe Keon Johnson me 10 pikë tjera.
S. Micovic ka qenë më i dalluari te ekipi mysafir me 18 pikë të shënuara.
1 JAVË PARA DEBUTIMIT
Prej sonte, kanë mbetur edhe një javë për ndeshjen debutuese të Sigal Prishtinës në Ligë të Kampionëve të basketbollit, kur presin ekipin bellorus, Tsmoki Minsk, më 19 shtator.