TOP 5 FROM QUARTERFINALS
Më të mirët e çerekfinaleve
14 September, 2017 @14:12
Pasi që u kuptuan gjysmëfinalistët e Eurobasket 2017, faqja zyrtare e FIBAs ka përzgjedhur 5 lojtarët që lanë gjurmë të pashlyeshme në ndeshjet çerekfinale për ekipet e tyre.
Marc Gasol, më i miri
Marc Gasol me double-double prej 28 pikëve dhe 10 kërcimeve, ka qenë më meritori në eliminimin e Gjermanisë, duke e marrë vendin e parë me efiçencë 37 nga ndeshja.
Dyshja sllovene
Pas tij, janë renditur dyshja sllovene, Luka Doncic dhe Goran Dragic. Doncic shënoi 27 pikë e 9 kërcime ndaj Letonisë, ndërsa Dragic 26 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime në fitore.
I vetmi nga ekipi humbës
Përkundër humbjes dhe i vetmi që vjen nga ekipi humbës është Kristaps Porzingis. Letonezi ka qenë i jashtëzakonshëm në përballjen çerekfinale, por i vetëm thjesht nuk arriti t’i bëj ballë Sllovenisë. Porzingis luajti me 34 pikë në këtë ndeshje.
Bogdanovic, mbyll 5-shen
I pesti në renditje është lideri i ekipit serb, Bogdan Bogdanovic. Me 22 pikë të shënuara dhe performancën e treguar në lojë, ai ka qenë më meritori që Serbia arriti gjysmëfinalen, duke e eliminuar Italinë.