NË SUHAREKË
Ylli nis stërvitjet
15 September, 2017 @15:32
Skuadra e Superligës, Ylli, ka nisur stërvitjet për stinorin 2017/18.
Të pranishëm në stërvitjen e parë të ekipit kanë qenë kryesisht lojtarët juniorë të skuadrës dhe Egzon Kuqi, ndërsa aty kanë marrë pjesë edhe përforcimet vendore të skuadrës: Besnik Azemi, Arian Tahiri dhe Arif Mehmetaj.
TherandaPress ka bërë të ditur se trajneri i skuadrës, Denis Bajramovic, bashkë me përforcimet e huaja të skuadrës do të arrijnë gjatë fundjavës në Suharekë, ku do të nisin stërvitjet e rregullta.
Ylli me përforcimet e bëra deri tash dhe gjendjen aktuale të disa skuadrave tjera në Superligë, pritet të synojë Play-Offin këtë stinor.