Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS SERIA GJYSMËFINALE

Të mërkurën, nis seria gjysmëfinale Peja-Ylli

Pamje nga një ndeshje në "Karagaç" gjatë tetorit të vititt të kaluar/ Foto: KBPeja/ fb

Të mërkurën, nis seria gjysmëfinale Peja-Ylli


10 April, 2023 @1:58

Është përcaktuar termini i ndeshjes së parë gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës, ku Peja e drejtuar nga Rami Hadar do të ndeshet me Yllin e Adis Beciragicit.

Ndeshja e parë e serisë do të luhet në Karagaç të Pejës, ndërsa ia nis prej orës 20:30 ka bërë të ditur KB Peja në njoftimin e botuar sot.

Peja si pozitë e dytë e stinorit të rregullt do të ketë përparësinë e terrenit vendas, ndërsa seria luhet deri në tri fitore. Ylli si i treti i stinorit të rregullt ka kaluar pa probleme Vëllaznimin 2-0 në çerekfinale për të siguruar gjysmëfinalen e garës.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen në sistemin 1-1-1-1-1, që do të thotë vajtje-ardhje, pra një në Karagaç, një në 13 qershori, derisa njëri ekip të arrijë tri fitore. Skuadra e parë që arrin tre fitore, do të sigurojë finalen e PlayOffit të Superligës dhe do të luftojë për titullin kampion të edicionit 2022/23 të Superligës. Ylli është kampion aktual i Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga