YLLI - TEUTA

Nga arkivi
Të parët me dhjetë fitore, Ylli lider i Ligës Unike
5 March, 2022 @18:43
Kampioni i edicionit të parë të Ligës Unike, Ylli, ka vazhduar me fitore në këtë ligë, duke e mposhtur sot Teutën e Durrësit në 13 qershori të Suharekës me rezultat 73-59 [18-16, 16-15, 20-14, 19-14].
Basketbollistët e drejtuar nga boshnjaku Adis Beciragic nuk kanë kaluar lehtë ndaj skuadrës që i ka shkaktuar humbjen e vetme këtë stinor në Ligë Unike, por dalëngadalë kanë arritur të shtojnë epërsinë për të hyrë në çerek të fundit me komoditet prej 9-pikësh epërsi.
Kjo, ka bërë gjithçka më lehtë për ata gjatë çerekut të fundit dhe me këtë fitore Ylli bëhet ekipi i parë që arrin shifrën prej 10 fitoreve këtë stinor në Ligën Unike, derisa rimerr kreun e renditjes tabelare me bilanc 10-1.
Teuta ka pësuar për heër të pestë këtë stinor në Unike, dhe tashmë ka bilanc 6-5.
Sa i përket performancës së basketbollistëve, Erjon Kastrati ka qenë më i miri në ekip. Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur me 17 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, derisa ka rrëmbyer 4 topa nga kundërshtari në fitore.
Malcolm Grant ka luajtur me 16 pikë e 5 asistime, kurse Mikaile Tmusic ka dhënë 11 pikë në ndeshje.
Te Teuta që ka qenë shumë e mirë gjatë gjithë ndeshjes, Tamas Bruce ka shënuar 13 pikë, kurse Tyler Peterson 12 të tjera.
Ekipi i Melzin Lazimit me këtë humbje mund të rrezikojë PlayOffin e Ligës Unike, derisa do të ketë mundësi këndelljeje në tri xhirot e mbetura të stinorit të rregullt.
LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:
1 | Ylli | 10-1 | ||
2 | Peja | 8-3 | ||
3 | Prizreni'16 | 7-4 | ||
4 | Teuta | 6-5 | ||
5 | Tirana | 5-6 | ||
6 | Rahoveci | 4-7 | ||
7 | Vllaznia | 2-9 | ||
8 | Kamza | 2-9 |