TIRANA - KAMZA

Tirana fiton, përcaktohet renditja përfundimtare e Ligës Unike
24 March, 2022 @21:29
Tirana ka shënuar fitore të pritur ndaj Kamzës sonte në kuadër të ndeshjes së fundit të stinorit të rregullt të Ligës Unike në basketboll.
Me fitoren 83-64 basketbollistët nga kryeqyteti i Shqipërisë, ku më i dalluari ka qenë Endrit Hysenagolli me 21 pikë e 19 kërcime, kanë përfunduar stinorin në pozitë të gjashtë të renditjes së Ligës Unike.
Me këtë, është bërë e ditur edhe renditja përfundimtare e Ligës Unike, ndërsa Ylli e Peja do të shkojnë direkt në gjysëmfinale, kurse katër skuadrat tjera ndeshen në cerekfinale për të arritur në gjysmëfinale.
Prizreni’16 ndeshet me Rahovecin ndërsa Tirana me Teutën. Fituesit e ndeshjeve do të shkojnë në gjysmëfinale, ku i presin Ylli e Peja.
LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA PËRFUDIMTARE:
1 | Ylli | 13-1 | ||
2 | Peja | 9-5 | ||
3 | Prizreni'16 | 8-6 | ||
4 | Tirana | 7-7 | ||
5 | Teuta | 7-7 | ||
6 | Rahoveci | 7-7 | ||
7 | Vllaznia | 3-11 | ||
8 | Kamza | 2-12 |