Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WOMEN'S SUPERCUP FINAL

TOP 5-shja e finales së Superkupës (FEMRAT)

TOP 5-shja e finales së Superkupës (FEMRAT)


25 October, 2020 @17:50

Sikurse në stinorin e kaluar, edhe sivjet fituese e Superkupes së Kosovës në basketboll, në kuadër të femrave, është shpallur skuadra e Bashkimit.

Bashkimi e mposhti në finale Prishtinën me rezultat 75-72.

TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e finales bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e finales së Superkupës e përbëjnë: Le’Jzae Davidson (Bashkimi), Arbnore Përquku (Bashkimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Era Shatri (Prishtina) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Më të dalluarat e Bashkimit në ndeshjen finale ishin: Le’Jzae Davidson, Arbnore Përquku dhe Saranda Daci.

Davidson luajti me 16 pikë, 11 kërcime, 2 asistime e 2 topa të vjedhur. Përquku ishte shumë afër shifrave triple-double. Ajo shkëlqeu me 21 pikë, 10 kërcime, 7

asistime e 1 top të vjedhur, kurse Daci me 12 pikë, 9 kërcime, 5 bllokada e 1 asistime.

Te Prishtina më të mirat ishin Enxhi Xhanaj me Era Shatrin. Enxhi ishte më e mira te skuadra prishtinase me 24 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 5 topa të vjedhur dhe 2 bllokada, derisa Era luajti me 15 pikë, 20 kërcime, 4 asistime, 4 topa të vjedhur dhe 2 bllokada, por nuk mjaftoi për ta fituar Superkupën.


 
Të gjitha lajmet nga