TEAM OF THE MEN'S SUPERCUP FINAL
TOP 5-shja e finales së Superkupës (MESHKUJT)
25 October, 2020 @20:41
Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Bashkimin në finale të Superkupës me rezultat minimal 74-73, e fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.
TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e finales bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e finales së Superkupës e përbëjnë: Musab Mala (Bashkimi), Altin Morina (Prishtina), Arian Qallaku (Prishtina), Edmond Azemi (Prishtina) dhe Fisnik Rugova (Prishtina).
Musab Mala i Bashkimit, ishte koshashënuesi më i mirë në humbjen e skuadrës prizrenase. Ai luajti me 19 pikë, 3 kërcime e 1 asistim.
Në pesëshen e finales së Superkupës gjenden katër lojtarë të Prishtinës: Altin Morina, Arian Qallaku, Edmond Azemi e Fisnik Rugova.
Morina luajti me 19 pikë, 6 kërcime, 6 asistime dhe 2 topa të vjedhur, Qallaku me 22 pikë, 7 kërcime, 4 topa të vjedhur dhe 2 asistime, Azemi me 13 pikë, 4 kërcime, 1 asistime 1 top të vjedhur dhe Rugova me 11 pikë, 9 kërcime, 4 bllokada e 2 asistime.
Vlen të ceket se Altin Morina e Arian Qallaku ishin edhe në pesëshen e gjysmëfinaleve të Superkupës.