ADIS BECIRAGIC

Trajneri i Yllit flet për Rahovecin, përmend 4 humbjet gjatë stinorit
24 April, 2021 @9:35
Skuadra e Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale të Play Off-it do të përballet me Rahovecin, i cili është treguar superior gjatë këtij stinori përballë suharekasve.
Në deklartën e tij pas ndeshjes me Bashkimin, trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, ndër tjerash foli edhe për skuadrën e Rahovecit, të cilën e lëvdoi mjaft, derisa nuk hezitoi t’i përmend edhe 4 humbjet e shkaktuara nga ta gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.
“Në gjysmëfinale do të luajmë me Rahovecin, i cili na ka mposhtur 4 herë gjatë stinorit të rregullt. Qoftë me trajnerë të ndryshëm, apo me lojtarë të ndryshëm, gjithmonë na kanë mposhtur. Por kësaj radhe është ndryshe sepse jemi në Play Off. Ne kemi vetëbesim të madh. E dijmë se ata janë një ekip i mirë. E dijmë po ashtu se na mposhtën lehtë me 20 pikë epërsi rreth 10 ditë më parë, por ky është Play Off-i dhe gjithçka mund të ndodhë.”
“Ndoshta do të jetë përparësi që kemi luajtur rregullisht gjatë këtyre dy javëve duke zhvilluar ndeshje mjaft të forta dhe kondicioni na është rritur, derisa kundërshtari nuk ka bërë gjë tjetër përveçse të na pret neve për më shumë se 10 ditë. Ndeshjet janë gjithmonë më ndryshe se sa stërvitjet. Do të shohim në fund se kush do të fitojë”, tha trajneri Beciragic për Art Sport.