RISI NË "MINATORI"

Will Daniels, kur ishte pjesë e Limoges
Trepça zyrtarizon Will Danielsin
10 January, 2023 @11:08
Edhe një përforcim te Trepça. Kësaj radhe pas ndarjes me Cadarian Raines. Basketbollisti amerikan, tash 36-vjeçar, Will Daniels është shtesë e re te skuadra mitrovicase.
Daniels, që gjatë sezonit 2015/16 luajti në Euroligë me Limoges, ndërsa së fundi ka qenë kryesisht në Amerikë të Mesme e Jugore, është lojtar i ri i ekipit nga Mitrovica.
Daniels deri në fund të vitit 2022 ka qenë pjesë e ekipit uruguajas, Nacional. Ai aty në pjesën e parë të sezonit 2022/23 ka luajtur 12 ndeshje, ndërsa ka pasur mesatare prej 16.1 pikëve për lojë, duke bërë edhe 0.9 asistime e 5.5 kërcime.
Në njoftim, Trepça nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë për lojtarin, veçse ka shkruar shkurt: Welcome Will Daniels. I njëjti do të mund të debutojë te mitrovicasit posa të kompletohet dokumentacioni për regjistrim në Federatë.
Deri tash Trepça ka bilanc 9-8 në Superligë, ndërsa në xhiron e radhës e pret derbi ndaj Prishtinës, që është paraparë të zhvillohet më 14 janar.